Punëtorët e Telekomit të Kosovës kanë mbetur pa paga pasi zyrtarëve të kësaj ndërmarrjeje i janë bllokuar llogaritë bankare

Punëtorët e Telekomit kanë mbetur pa paga pasi zyrtarëve të kësaj ndërmarrjeje i janë bllokuar llogaritë bankare

Punëtorët e Telekomit të Kosovës ende nuk i kanë marrë pagat e muajit tetor dhe kjo sipas zyrtarëve të kësaj ndërmarrjeje është për shkak se llogaritë e tyre bankare janë bllokuar si pasojë e borxhit ndaj kompanisë “Dardafon”. Zëdhënësi i Telekomit, Menduh Abazi tha se gjendja në këtë ndërmarrje është alarmante pasi po rrezikohen edhe shërbimet ndërsa që deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Qeveria e Kosovës. Abazi deklaroi se kanë marrë paralajmërime edhe nga punëtorët se nuk do të rrinë duarkryq përballë kësaj gjendjeje që mund të krijojë të tjera vështirësi në funksionimin e saj. Ai thotë se Qeveria e Kosovës, si aksion i vetëm i kësaj ndërmarrjeje, duhet të reagojë sa më shumë dhe të dalë me një zgjidhje.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …