Punëtorët shëndetësorë paralajmërojnë protesta e greva

Punëtorët shëndetësorë paralajmërojnë protesta e greva

Gjatë një konference për media punëtorët shëndetësorë i shfaqen kërkesat e tyre dhe paralajmërojnë protesta e greva nëse ato nuk përmbushën nga institucionet e Kosovës. Kryetari i FSSHK-së Blerim Syla, i prezantojë kërkesat e tyre të cilat janë: Ligji për Pagat, të hidhet poshtë në tërësi ose të rinegociohet; që pagat të rriten në 15 përqind;  të bëhet rrezikshmëria në  vendin e punës; Qendrat e Mjekësisë Familjare kanë mbetur peng i politikave ditore dhe të fillohet ndryshimi i ligjit që të kemi një status të përbashkët;  sigurimet shëndetësore të ulen nga 7  në 4 përqind si dhe kushtet e punës në sistemin shëndetësor. “Të gjitha kërkesat kanë afat dy javor për t’u shqyrtuar dhe për t’u vendosur dhe në rast se nuk kthehet përgjigje kryesia e FSSHK-së do të vendos që të bëjë protestë një orëshe fillimisht. Do të jepet edhe një kohë Qeverisë dhe gjithë faktorëve politik e nëse edhe kjo nuk bënë punë ne do të futemi në grevë një ditore në të gjitha nivelet, këtu apeloj edhe tek sistemi privat. Nëse mbas kësaj, nuk gjejmë asnjë mirëkuptim në këto pika dhe askush nuk dëshiron të diskutoj me ne neve si organizatë sindikale do të mblidhemi prapë si drejtues, mirëpo vendimi do të jetë shumë radikal, do të futemi në grevë në afat të pacaktuar, është shprehur Syla.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …