Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka hedhur si të palejueshëm apelin e Lëvizjes Vetëvendosje që kërkoi që 4639 fletëvotime të votuesve jashtë Kosovës, të pranuara me vonesë, të procedohen si fletëvotime të rregullta dhe të lejohet numërimi i tyre. Në arsyetimin e Panelit theksohet se këto fletëvotime s’janë objekt i vlerësimit pasi akoma KQZ-ja s’ka marrë ndonjë vendim lidhur me këto vota. Në fund aty theksohet se hedhja e ankesës nuk cenon të drejtën që ankuesi, edhe pas shpalljes së rezultatit përfundimtar nga KQZ-ja, të paraqesë sërish ankesë. Në mes javë, në Qendrën për Numërim e Rezultate u numëruan votat nga diaspora, ku të vlefshme dolën 13 mijë e 241 vota. Nga 13241 vota gjithsej të verifikuara dhe numëruara, Vetëvendosja ka marrë 7030, LDK 2158, PDK 2139, Nisma-AKR-PD 916 kurse AAK-PSD ka marrë 555 vota nga diaspora.
Kontrolloni gjithashtu
Richard Grenell, ka reaguar kundër deklaratës së kryekuvendarit, Konjufca, i cili fajësoi kryetarët amerikan, Obama dhe Biden
Richard Grenell, Emisar Presidencial për Misione të Posaçme në administratën Trump, ka reaguar kundër deklaratës …