Vetura

Që dy javë që asnjë kandidat nuk i është nënshtruar testimit praktik për patentë-shofer për mungesë të ekzaminerëve

Ka rreth dy javë që asnjë kandidat nuk i është nënshtruar testimit praktik për marrjen e patentë-shoferit. Instruktorët e auto-shkollave thonë se u është thënë se arsyeja e mosmbajtjes së provimit, është mungesa e zyrtarëve ekzaminues. Tutje, ata thonë se nuk kanë asnjë njoftim zyrtar se deri kur u duhet të përballen me këtë gjendje. E për këtë çështje, edhe bizneset në të cilat kryhen pagesat e paraqitjes së provimit, po ankohen për dëmtim.  Nga Ministria e Infrastrukturës javë më parë kishin deklaruar se e gjithë kjo ka ndodhur shkaku i mungesën së ekzaminuesve, që u ka skaduar vendimi dhe me Ligjin e ri për Zyrtarët Publikë, ka pasur paqartësi. E në një përgjigje tjetër me shkrim, kjo Ministri thotë se po bën lëvizjen e ekzaminuesve, të cilët kanë ende kontratë, pasi që kjo ka qenë mundësi e vetme për të mos e bllokuar krejtësisht sistemin e testimit duke shtuar se janë duke u angazhuar që këtë problem ta zgjidhin sa më parë. Por ekspertë të komunikacionit thonë se kjo është e padrejtë ndaj kandidatëve dhe se Ministria, përzgjedhjen e personave për këto pozita e ka kthyer në politike.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …