Qemajl Mustafa, ka shpallur kandidaturën për kryetar të degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan

Qemajl Mustafa, ka shpallur kandidaturën për kryetar të degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan

Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, ka shpallur kandidaturën për kryetar të degës së PDK-së në Gjilan. Këtë ai e ka konfirmuar duke shtuar se sot e ka dorëzuar edhe kandidaturën zyrtare në KQZ. “Faktikisht më shumë se një muaj e kam bërë publike e sot ka qenë afati i fundit për zyrtarizim dhe e kam dërguar në KQZ. Kuvendi mbahet të dielën tek ne”, tha Mustafa. Ndërkohë kandidaturën për kryetar të degës e ka bërë edhe Bedri Hamza për qytetin e Mitrovicës.

Kontrolloni gjithashtu

Jefry Hovenier: Kosova rrezikon të humbë besimin e SHBA-së nëse nuk vepron për projektet e gazit

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova mund të …