Brickos

Qendron Kastrati

Qëndron Kastrati ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e së mërkurës kundër vizitës së Trendafilovës, në Gjilan

Ish-kryetari i Kamenicës dhe aktivisti i PSD-së, Qëndron Kastrati ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e të mërkurës, kundër vizitës që do t’iu bëjë  disa OJQ-ve në Gjilan, kryetarja e  Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova. Kjo protestë do të mbahet në Gjilan, të mërkurën, me 21 shtator, 10:00, në  vendin ku do të ndodhet zonja  Trendafilova. “Trendafilove jashtë” është emërtuar kjo protestë e PSD-së që provon të kontestojë legjitimitetin e të ashtuquajturave  Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Përpjekja e saj për ta rehabilituar një proces të padrejtë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mundet të kalojë pa u vënë re. Kjo vizitë është e padëshirueshme”, ka shkruar Kastrati. PSD-ja aktualisht është opozita e vetme kreative, lëvizëse dhe e njëmendtë në Kosovë. Është turp për veteranët dhe partitë që kanë dalë nga UÇK-ja nëse nuk i bashkohen protestës së PSD-së.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …