Qëndron Kastrati: Nagavci po manipulon me banorët e Dardanës për t'i penguar reformat arsimore

Qëndron Kastrati: Nagavci po manipulon me banorët e Dardanës për t’i penguar reformat arsimore

Kryetari i Dardanës Qëndron Kastrati ka akuzuar ministren e Arsimit Arbërie Nagavci se po i manipulon banorët e kësaj komune duke penguar mbarëvajtjen e reformave arsimore, gjë të cilën ai e quan kryekëput politike dhe pas së cilës qëndron Lëvizja Vetëvendosje. Reagimi i kryetarit Kastrati vjen pasi banorët e Shipashnicës së Dardanës penguan dje zyrtarët komunalë të vendosin inventarin në shkollën e fshatit, gjë e cila shkaktoi reagimin e Policisë së Kosovës duke përdorur sprej kundër tyre. Ai për incidentin e sotëm ka fajësuar ministren Nagavci, e cila sipas tij po i nxit banorët me premtime kundër reformave arsimore në këtë komunë dhe se më këtë ajo njëherësh po dëmton edhe vetë nxënësit në humbjen e procesit mësimor.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …