Qerkini: Dyshohet për varreza masive edhe në tetë lokacione të tjera

Qerkini: Kryeministri, Albin Kurti na takoi vetëm për vota

Përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Pagjetur, Bajram Qerkini është shprehur tejet i zhgënjyer me angazhimin e Qeverisë Kurti për fatin e shqiptarëve të rrëmbyerve gjatë luftës nga Serbia.  Ai ka theksuar se Qeveri para se të vijë në pushtet ka premtuar shumë, por ka bërë pak punë. “Çështja e personave të pagjetur do të thuhet fjala e parë dhe e fundit në Bruksel. Na nuk kemi pa plan-program ende edhe pse thonë se do të prezantojnë, edhe pse thonë do të jetë përfundimtare” ka porositur përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Pagjetur, Bajram Qerkini, gjatë intervistës për Ekonomia Online. Ai ka shtuar më tutje se me kryeministrin Albin Kurti është takuar vetëm kur ky i fundit u ka kërkuar vota. “Ne jemi takuar kur kemi taku kur ka lyp vota. Ne na thotë se krejt çka keni ju e keni Andin Hotin, kqyr se ai na e mbyll gojën me Andinin për shkak se ai e ka babën të pagjetur, por njeri i cili i din gjërat, por nuk përvojë nuk ka shans me punuar diçka me punuar pa i thënë Albin Kurti. Do të thotë të gjitha këto po t’i them se sa herë jemi taku ose sa herë kemi biseduar me të, ka thënë kjo çështje ka me qenë numër një dhe asnjë send s’ka me biseduar por derë më tani Qeveria nuk e ka asnjë plan-program për të punuar për çështjen e të pagjeturve”.

Kontrolloni gjithashtu

Zvicra i bën thirrje Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë thirrje për …