Qeveria

Qeveria do t’ iu mundësojë serbëve me dyshtetësi të votojnë në referendumin për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë

Qeveria e Kosovës do t’ iu  mundësojë serbëve me dyshtetësi të votojnë në referendumin e së dielës për ndryshim të Kushtetutës së Serbisë, duke respektuar  praktikat më të mira ndërkombëtare në lidhje me këtë çështje. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka reaguar pasi shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se qytetarëve serbë në Kosovë duhet tu lejohet votimi në këtë referendum. Ne tashmë e kemi bërë të njohur dhe të qartë qëndrimin tonë. Serbët në Kosovë që kanë dyshtetësi mund të jenë pjesëmarrës në këtë referendum nëpërmjet votimin me postë ose në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë”, tha Kryeziu. Organizimi i një referendumi për çështje krejt të brendshme të një shteti tjetër në territorin sovran të një shteti tjetër nuk njeh ndonjë praktikë të pranuar në ndonjë vend demokratik. Në këtë mënyrë po respektojmë kushtetutën dhe ligjet tona, po mundësojmë që serbët me dyshtetësi të votojnë dhe në të njëjtën kohë po respektojmë praktikat më të mira ndërkombëtare”, theksoi Kryeziu.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …