29 vjet nga bashkimi i Gjermanisë që kishte synim që dy pjesët e vendit të jenë të zhvilluara në të njëjtën masë

Qeveria e Gjermanisë ende nuk i ka përfunduar diskutimet rreth procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën

Qeveria e Gjermanisë ende nuk i ka përfunduar diskutimet rreth liberalizimit të vizave për Kosovën. Këtë e ka konfirmuar Ambasada Gjermane në Prishtinë. Deputetët dhe njohësit e integrimeve thonë se tani pas dhënies së rekomandimit për heqjen e vizave nga Komisioni Evropian Kosova duhet të lobojë te shtetet anëtare të Bashkimit Evropian për ta siguruar mbështetjen e tyre për heqjen e regjimit të vizave Qeveria e Gjermanisë gjithmonë e ka bërë të qartë se mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën, pasi që vendi ynë t’i ketë plotësuar kushtet. Megjithatë, mbështetja e shtetit gjerman ende nuk është sigurt e as tani pas dhënies së rekomandimit për heqjen e vizave për Kosovën nga Komisioni Evropian. “Qeveria gjermane mirëpret faktin që Komisioni Evropian ka dhënë një mendim lidhur me përmbushjen e kritereve të mbetura për liberalizimin e vizave për Kosovën. Komisioni Evropian rekomandon liberalizimin e vizave për Kosovën. Qeveria gjermane ende nuk i ka përfunduar diskutimet rreth kësaj çështjeje”, thuhet në përgjigjen e kësaj Ambasade. Megjithatë, më tutje thuhet se Gjermania e ka bërë të qartë se e mbështet liberalizimin pasi të plotësohen kushtet.

Kontrolloni gjithashtu

Rinumërimi i 141 vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pritet të përmbyllet gjatë ditës së sotme

Raporti paralajmëron ndërprerje të mundshme të energjisë gjatë zgjedhjeve, zyrtarët e VV-së i mohojnë shqetësimet

Paralajmërimet për ndërprerje të mundshme të furnizimit me energji elektrike gjatë ditës së zgjedhjeve nuk …