Brickos

Qeveria e Kosovës i ndan 1.1 milion euro për tejkalimin e krizës së krijuar në ndërmarrjen Trepça

Qeveria e Kosovës i ndan 1.1 milion euro për tejkalimin e krizës së krijuar në ndërmarrjen Trepça

Kryeministri i Kosovës, Abdullah Hoti ka mbajtur konferencë për medie lidhur me situatën në Trepçë. Hoti ka thënë se qeveria do t’i ndajë 1.1 milion euro për ndërmarrjen Trepça, për të tejkaluar krizën. Kjo ndihmë për këtë kompani është bërë pas takimit që ka pasur Hoti me bordin drejtues të ndërmarrjes. “Situata është e vështirë, një pjesë është për shkak të gjendjes që po kalojmë shkaku i pandemisë , por pjesërisht duhet pranuar faktin se është edhe për shkak të menaxhmentit jo efikas. Ne vit pas viti e subvencionojmë me rreth 7 milionë euro për investime kapitale këtë kompani”, u shpreh Hoti. Në konferencë për media Hoti ka thënë se këto mjete ndahen nga taksat e qytetarëve të Kosovës dhe për to ka një kushtëzim – që menjëherë të përmirësohet situata në Trepçë.

Kontrolloni gjithashtu

Dejvid Wisner vlerësoi punën e bërë me reformën në drejtësi, në Shqipëri, por kërkoi hapa edhe më të vështirë

I Ngarkuari me Punë i ambasadës amerikane në Tiranë, Dejvid Wisner vlerësoi punën e bërë …