Qeveria mori vendim për arritjen e marrëveshjes lidhur me eliminimin e tatimit të dyfishtë me Malin e Zi

Qeveria e Kosovës shkarkon Bordet e Përkohshme të Drejtorëve të katër Ndërmarrjeve Publike

Qeveria e Republikës së Kosovës, me kërkesë të kryeministrit Avdullah Hoti, në pajtim me nenin 17 paragraf 1. të Rregullores së Punës së Qeverisë, ka mbajtur sot mbledhjen korresponduese (mbledhje elektronike, e 19-ta me radhë), në të cilën ka marrë vendime nga fushat e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore. Pika e parë që mori miratimin e Qeverisë së Kosovës ishte vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë nr. 13/15 të datës 22 korrik 2020, për themelimin e Komitetit Ndërministror për përzgjedhjen e projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Me këtë plotësim-ndryshim anëtar i Komitetit Ndërministror është edhe Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit.  Ky vendim është pjesë përbërëse e vendimit të Qeverisë nr. 13/15 të datës 22 korrik 2020. Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shkarkimin e Bordeve të Përkohshme të Drejtorëve të katër Ndërmarrjeve Publike: Ndërmarrjes Publike, Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU “Prishtina” Sh. A.; Ndërmarrjes Publike Qendrore NPH “Ibër – Lepenc” Sh. A.; Ndërmarrjes Publike “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK” Sh. A. dhe Ndërmarrjes Publike KRU “Hidroregjioni Jugor”, Prizren Sh. A.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori i Iranit në OKB, Amir Sajid Iravani, ka thënë se Izraeli e di mirë, cila do te jetë hakmarrja e dytë, e njëmendtë

Ambasadori iranian, në OKB,  Amir Sajid Iravani, gjatë takimit urgjent në Këshillin e Sigurimit, të …