Brickos

Holanda ende nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj kundër liberalizimit të vizave për Kosovën

Qeveria e Kosovës nuk pajtohet me propozimin e Komisionit Evropian që vizat të hiqen për bartësit e pasaportave të Serbisë

Qeveria e Kosovës ndihet e  shqetësuar me propozimin e Komisionit Evropian që vizat të hiqen për bartësit e pasaportave të Serbisë, të cilët banojnë në territorin e Kosovës. Ajo  kërkoi nga Bashkimi Evropian që ta rishqyrtojë këtë propozim. Përmes një reagimi, zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, tha se ky propozim i Këshillit të Evropës  për pasaportat që lëshohen nga e ashtuquajtura Drejtori Koordinuese serbe, nuk është diskutuar me Qeverinë e Kosovës. Pasaportat ilegale të lëshuara nga Qendra Koordinuese e Serbisë, i konsideron komunat brenda Kosovës si pjesë të juridiksionit të Serbisë, shkelje kjo e sovranitetit tonë dhe e papranueshme”, tha Bislimi. Qeveria e Kosovës fton BE-në që këto dokumente t’i trajtojë si të paligjshme ashtu siç trajton pjesën tjetër të dokumentacionit paralel. Propozimi i KE-së u argumentua me faktin se liberalizimi i vizave do të nisë së zbatuari më 1 janar të vitit 2023.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …