Qeveria e Kosovës, OSBE-ja, BE-ja dhe ambasada amerikane punojnë në hartimin e statutit të AKS-së

Qeveria e Kosovës, OSBE-ja, BE-ja dhe ambasada amerikane punojnë në hartimin e statutit të AKS-së

Kryeministri, Isa Mustafa, u takua me shefen e re të Zyrës së BE-së, në Kosovës, Natalia Apostolova, zëvendës-shefen e Misionit të OSBE-së, Paivi Nikander dhe ambasadorin amerikan, Greg Delawie. Sipas një komunikate nga Kryeministria, gjatë takimit, po ashtu, u bë e ditur se është kompletuar Ekipi Menaxhues, i cili në bashkërendim me insititucionet e Republikës së Kosovës, OSBE-në, BE-në dhe me përkrahjen e Ambasadës Amerikane, do të punojë në hartimin e statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe, në harmoni të plotë me marrëveshjen e vitit 2013 dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Aty u bisedua për procesin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në bisedimet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuara nga BE-ja në Bruksel. Në takim, u theksua përkushtimi i Republikës së Kosovës për zbatimin e marrëveshjeve dhe u vlerësua se ditëve të fundit është krijuar një atmosferë pozitive në këtë proces.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Hagë kanë nisur deklaratat përfundimtare në rastin ndaj Thaçit dhe katër të akuzuarve për administrimin e drejtësisë

Në Hagë, sot ka nisur faza e deklaratave përfundimtare në rastin ku ish-presidenti i Kosovës, …