Qeveria e Kosovës zotohet se do të vazhdojë mbështetjen e gjithanshme për komunën e Hanit të Elezit

Qeveria e Kosovës zotohet se do të vazhdojë mbështetjen e gjithanshme për komunën e Hanit të Elezit

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim kryetarin e Hanit të Elezit, Rufki Suma, nga i cili është njoftuar për projektet dhe sfidat në këtë komunë, veçanërisht në infrastrukturë.  “Qeveria e vendit do të vazhdojë mbështetjen e gjithanshme të Hanit të Elezit, dhe në këtë aspekt do të ndikojë edhe miratimi i Ligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës Komunale, si hapi më i madh në fuqizimin e zhvillimit ekonomik lokal, duke kthyer pronën komunale në potencial zhvillimor”, ka thënë Haradinaj pas takimit.

Kontrolloni gjithashtu

10 vjet nga marrëveshjet e Brukselit, debati për asociacionin mbetet i hapur mes Kosovës dhe Serbisë

Më 25 gusht 2015, në Bruksel u nënshkruan katër marrëveshje të rëndësishme në kuadër të …