leoni

Qeveria e miraton vendimin për emërimin e Samedin Mehmetit, Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

Qeveria e miraton vendimin për emërimin e Samedin Mehmetit, Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

Qeveria në detyrë e Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhjen korrespoduese, të 57-ën me radhë.Me këtë rast Qeveria ka miratuar vendimin për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës dhe vendimin  për përjashtim nga fushëveprimi i Ligjit për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës, në projektin për sigurinë e rrjetit  të brendshëm të Teknologjisë Informative të Policisë së Kosovës. “Qeveria në detyrë, i ka propozuar kryeministrit Hoti emërimin e Samedin Mehmeti, Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Vendimi do të hyjë në fuqi në ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …