Qeveria tërheq ligjin për demarkacion me Malin e Zi pas marrëveshjes së arritur mes kryetarëve: Thaçi e Vujanoviq

Qeveria e Republikës së Kosovës ndanë 100 mijë dollarë për përkrahjen e koalicionit anti-ISIS

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë 40 mijë euro për renovimin e shkollës fillore në fshatin Somolicë të komunës së Bujanovcit. Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se gjatë vizitës në Preshevë ishte njoftuar me sfidat dhe problemet me të cilat përballet arsimi. “Paraqitet nevojë imidiate për investime në fushën e arsimi. 40 mijë euro për renovimin e kësaj shkolle në komunën e Bujanovcit”, tha ai. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se ndarja e këtyre mjeteve është një veprim humanitar. Qeveria po ashtu në mbledhjen e sotme ka ndarë 100 mijë dollarë për përkrahjen e koalicionit anti-ISIS. Qeveria ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 27 mijë euro për pagesën e punonjësve me kontrata, për shërbime të veçanta në rezidencën presidenciale “Ibrahim Rugova”.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …