Qeveria e Shqipërisë ka shpallur Gjendjen e Jashtëzakonshme edhe në qytetin e Lezhës

Pas analizës që ia ka bërë situatës së krijuar në Lezhë nga pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, Qeveria e Shqipërisë ka shpallur Gjendjen e Jashtëzakonshme edhe në qytetin e Lezhës. Lajmin e dha vetë kryeministri Rama teksa pa nga afër dëmet në pallate e banesa. “Kjo që na ka rënë në kurriz nuk është as shaka, as film, as sfidë e zakonshme e këtij shteti me trup ende të paformuar sa duhet! Kjo është sprovë që tundi tokën shqiptare dhe na këputi në shpirt e në trup! Prandaj gishtin kokës të gjithë së bashku dhe o ia dalim bashkë o hajër nuk bëjmë më kurrë”, tha në mes tjerash kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Kryeziu: Mandati i 9 shkurtit t’i kthehet popullit, zgjidhja janë zgjedhjet e reja

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka propozuar një zgjidhje për bllokadën politike që ka …