Ushtria Shqiptare

Qeveria e Shqipërisë miratoi Strategjinë Ushtarake për mbrojtjen e vendit në raste të jashtëzakonshme

Dy javë më parë, qeveria miratoi Strategjinë Ushtarake për mbrojtjen e vendit në raste të jashtëzakonshme, ndërsa që prej dy vitesh është në fuqi Strategjia e Sigurisë Kombëtare. Të dyja këto vendime mbështesin realizimin e mbrojtjes së vendit vetëm në garancitë e nenit 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut. Kryetari i Shoqatës së Ushtarakëve në Rezervë, Thoma Konduri, del kundër vendimit të qeverisë, pasi në asnjë nen nuk përmenden nocioni për strukturat rezerviste. Ai tregon për “Shekulli”-n se vendimi është i tejkaluar, pasi që të mbërrihet te neni 5,  Shqipëria duhet të plotësojë kërkesat e nenit 3. Ky i fundit citon se, “me qëllim që të arrihen në mënyrë të efektshme synimet e këtij Traktati, palët, përmes vetëndihmës dhe ndihmës së vazhdueshme, do të ruajnë dhe zhvillojnë aftësitë e tyre individuale dhe  kolektive për t’i bërë  ballë sulmit të armatosur”. Sipas Kondurit, mosmarrja në konsideratë e këtij neni është e papranueshme në teori dhe e dëmshme në praktikë, pasi përgjegjësia për vendin  i  lihet të huajve.

Kontrolloni gjithashtu

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, bën thirrje për evitimin e veprimeve të njëanshme lidhur me Urën e Ibrit

Shefja e UNMIK, Caroline Ziadeh, ka kërkuar  që të shmangen veprimet e njëanshme lidhur me …