Qeveria e Sirisë në mënyrë të njëanshme ka ndërprerë marrëveshjen për evakuimin e civilëve nga Alepo

Qeveria e Sirisë në mënyrë të njëanshme ka ndërprerë marrëveshjen për evakuimin e civilëve nga Alepo

Qeveria e Sirisë në mënyrë të njëanshme ka ndërprerë marrëveshjen për evakuimin e civilëve nga Alepo. Ndërprerja e evakuimit është bërë me arsyetim se kundërshtarët e saj kanë shkelur marrëveshjen për evakuim. Anëtarët e misionit për evakuim janë cituar të kenë thënë se gjatë evakuimit janë dëgjuar shpërthime të fuqishme në zonën ku po prisnin autobusët për të evakuuar dhjetëra mijëra civil sirian që po përballen me bombardime, vrasje, dhunime dhe dëbime nga forcat vrastare të Bashar Al Asadi i ndihmuar edhe nga Rusia dhe Irani. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se më shumë se 50 mijë civilë kanë mbetur të bllokuar. Njoftohet se gjatë zbatimit të marrëveshjes për evakuim, nga Alepo janë evakuuar rreth tre mijë civilë.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Kosovës i duhet president i pavarur, jo vegël e qeverisë

Opinionistja Aida Dërguti, ka deklaruar se vendi ka mjaft figura me integritet dhe profesionalizëm për …