Qeveria ka anashkaluar Shoqatën e Gjeodetëve të Kosovës, për matjen e territorit të vendit

Qeveria ka anashkaluar Shoqatën e Gjeodetëve të Kosovës, për matjen e territorit të vendit

Shoqata e Gjeodetëve të Kosovës, me vëmendje të veçantë ka përcjellë formimin dhe fillimin e punës së “Komisionit për matjen e territorit të Kosovës”. Duke vlerësuar përpjekjet për përcaktimin e saktë të kufirit në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, kjo shoqatë shprehë brengosjen e vetë për mos pjesëmarrjes në këtë komision, të përfaqësuesit të Fakultetit të Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë – Katedra e gjeodezisë, e cila katedër tani përveç cilësive akademike dhe profesionale, posedon edhe teknologji moderne matëse dhe procesimi të të dhënave. Pa dashur të futemi në atë se a është e qëlluar ideja e matjes së territorit, mos përfshirja e kësaj katedre e cila pa dyshim është më kompetentja për matje gjeodezike, konsiderojmë që është mungesë e kësaj kompetence të këtij komisioni. Shpresojmë që Kryeministri të reflektojë duke ftuar edhe përfaqësuesin e kësaj katedre që të jetë pjesë e përkushtimit të këtij komisioni.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …