Brickos

Pagat më të larta të vendit do t’ i ketë treshja: Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca më të ulëtat, shërbyesit civilë

Qeveria Kurti mbyll një muaj para kohe afatin për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpive

Qeveria Kurti ka mbyllur një muaj para kohe afatin për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpive. Ndonëse afati për aplikim për subvencione ka qenë deri më 25 shtator, nga sot është mbyllur mundësia për aplikim. Ky lajmë është bërë i ditur nga  Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE). “Nga sot, aplikimi në platformën e-Kosova është mbyllur, ndërsa FKEE është në proces të shqyrtimit te aplikimeve te pranuara”, thuhet në njoftimin e këtij Fondi. Ky Fondi ka njoftuar se gjatë 13 ditëve i ka pranuar mbi 2 mijë aplikime të cilat përmbushin buxhetin e paraparë për projektin ‘Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit. Projekti mbështetet nga Bashkimi Evropian, në kuadër të programit IPA [Instrumenti i Para-anëtarësimit] – Pako për Mbështetjen e Energjisë, i aranzhuar nga Qeveria e Kosovës dhe i zbatuar nga FKEE.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …