leoni

Pagat më të larta të vendit do t’ i ketë treshja: Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca më të ulëtat, shërbyesit civilë

Qeveria Kurti u redukton buxhetin 22 komunave, por jo edhe 4 komunave të vetme që mezi i ka fituar në zgjedhjet vendore

Qeveria Kurti ka reduktuar  buxhetin  për 22 komuna, ato  do të kenë më pak buxhet për investime kapitale sesa vitin e kaluar. Duke qenë se Vetëvendosja në zgjedhjet lokale mezi ka fituar në katër komuna të Kosovës, ajo vazhdon t iu hakmerret të gjitha komunave të tjera. Raporti jo i mirë në mes të komunave dhe qeverisë edhe për ndarjen e buxhetit është përmendur edhe në Raportin e Progresit, pasi shumë kryetarë janë ankuar rreth buxhetit për investime kapitale. Drejtori Ekezekutiv i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se kjo është herë e parë që në Raport të Progresit kërkohet përmirësimi i raporteve komuna – qeveri. Shumica e kryetarëve të komunave janë ankuar që mjetet financiare të cilat ndahen nga ministritë e linjës nuk kanë kritere objektive dhe kryetarët aludojnë se në disa raste këto mjete ndahen në baza politike dhe në baza etnike dhe se nuk ka kritere objektive. Aty janë mbi 100 milionë euro dhe për realizimin e projekteve nga këto mjete janë komunat. Ato para njëherë shkojnë në nivel qendror nëpër ministri dhe pastaj ato sillen si donator për komuna duke hartuar kritere për shpërndarjen e tyre dhe për këtë shumë komuna janë ankuar se po u bëhet padrejtësi politike”, ka thënë Ibrahimi.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk ka ditë në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos gjendet në terren trojka qeveritare: Vjosa Albini, Glauku

Nuk ka ditë që kalon në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos …