Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci shprehet i tronditur nga rasti i vrasjes makabre të Liridona Ademajt- Murseli

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci shprehet i tronditur nga rasti i vrasjes makabre të Liridona Ademajt- Murseli

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci,  është shprehur shumë  i tronditur nga rasti i vrasjes së Liridona Ademaj Murseli.  Lidhur me arrestimin e pjesëtarit të FSK-së, Kushtrim Kokalla, tha se ndaj këtij pjesëtari do të veprohet në përputhje me rregullat e FSK-së. I tronditur kam përcjellur ngjarjen e fundit tragjike, atë të vrasjes së Liridona Ademaj. Ndërkohë që zhvillimet e fundit rreth zbardhjes së rastit kanë sjellur një situatë makabër në publik, para pak çastesh jam informuar për arrestimin e një pjesëtari të FSK’së në lidhje me rastin. Të gjithë të përfshirët në rast duhet të marrin dënimin meritor ndërsa deri në zbardhjen e plotë të rrethanave, ndaj pjesëtarit të FSK’së do të veprohet në përputhje me rregulloret e FSK-së. Ngushëllime familjes, të afërmve dhe gjithë qytetarëve të prekur nga vrasja e Liridona Ademajt!”, ka thënë ai. Për vrasjen e saj deri më tani janë arrestuar tre persona, përfshirë edhe bashkëshortin, Naim Murseli që kishte dhënë shuma të mëdha parash për ta vrarë gruan, nënën e dy fëmijëve dhe për ta fshehur krimin.

 

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …