RrGK kërkon qasje të drejtë të zbardhjes së vrasjes së Liridona Murselit

RrGK kërkon qasje të drejtë të zbardhjes së vrasjes së Liridona Murselit

Rrjeti i Grave të Kosovës shpreh shqetësimin që edhe një rast i vrasjes së gruas, dyshohet te jetë femicid. Pas lajmit për arrestimin e bashkëshortit të viktimës Liridona Murselit, e vrarë më 29 nëntor në fshatin Sinidoll, afër Prishtinës, Rrjeti i Grave të Kosovës  kërkon që hetimi i këtij rasti të trajtohet me urgjencë dhe qasje të drejtë për ta zbardhur këtë tragjedi. Kërkon nga institucionet që lënda të cilësohet si “Vrasje e rëndë” dhe të dënohet konform Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ftojmë Qendrën për Punë Sociale që të angazhohet për të siguruar mirëqenien e fëmijëve. Rrjeti i Grave kërkon hetim të këtij rasti deri në provën e fundit si dhe kërkon dënim maksimal ndaj të akuzuarit.  Rrjeti mbetet e hapur ndaj bashkëpunimit dhe ndihmës për viktimat e dhunës me bazë gjinore përmes këshillimit ligjor falas dhe referimit tek institucionet relevante.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …