Mustafa: Kufijtë nuk ridefinohen me referendume të anshme e as me konferenca për medie

Qeveria sërish shtyn futjen në rend dite të ligjit për caktimin e vijës kufitare me Malin e Zi

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se edhe pse sot ka qenë e paraparë të futet në rend dite ligji për caktimin e vijës kufitare me Malin e Zi, do të shtyhet  edhe pak kohë me qëllim që të diskutohet me deputetët dhe qytetarët. Sipas Mustafës, në këto diskutime po jepet mundësia që të vërtetohen të dhënat e opozitës, që Kosova po humbë tokë në mënyrë që të mos manipulohet me ndjenja të qytetarëve. Isa Mustafa sërish ka përsëritur me kokëfortësi se Kosova nuk është duke humbur territor në kufi me Malin e Zi edhe pse ekspretët dhe opozita kanë peraznatuar shumë fakte për humbjen e territorit të vendit tonë, me rastin e përcaktimit të vijes kufitare, sipas komisionit qeveritar.

Kontrolloni gjithashtu

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

Arlinda Sylaj-Zekaj, 49-vjeçare, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte paralajmëruar institucionet …