Qeveria shpërblen me nga rreth 3000 euro ish-delegatët e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës

Qeveria shpërblen me nga rreth 3000 euro ish-delegatët e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës

Qeveria e Kosovës i ka ndarë 300 mijë euro për delegatët e Kuvendit të Kosovës të cilët më 2 korrik të atij viti shpallën Deklaratën Kushtetuese dhe më 7 shtator shpallën Kosovën Republikë. Pastaj të gjithë u larguan nga Kosova dhe shumica syresh shkuan në vendet e perëndimit, Propozimi i dhënë nga ministri i Punës dhe Mirëqenie Sociale, Skender Reçica, në mbledhjen e sotme të Qeverisë u mbështet nga të gjithë anëtarët e qeverisë. “Sipas këtij propozimi të drejtën do ta gëzojnë 111 delegatë. Shuma e parave do të ndahet proporcionalisht për të gjithë ka thënë ministri Reçica. Ai ka bërë me dije se ndarja e kësaj shume bëhet “duke marrë për bazë kontributin, moshën dhe gjendjen e tyre ekonomike”. Sipas këtij vendimi, secili nga 111 delegatët e atëhershëm të Kuvendit do të marrë nga 2702 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …