Qeveria Serbe

Qeveritarët e Serbisë paralajmërojnë Francën me masa reciprociteti

Në emër të qeverisë serbe, rreth lirimit me kusht të Ramush Haradinajt kanë folur Ministrja e drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburoviq dhe zyrtari i lartë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Ata i janë drejtuar shtetit francez me një deklaratë paralajmëruese në të cilën thuhet  se nëse Franca nuk vepron në përputhje me kërkesën e tyre  për ekstradimin e Haradinajt përmes Interpolit, të njëjtën gjë do ta bëj edhe Serbia  në raste të tilla nëse shteti francez e kërkon prej tyre. Më tej qeveritarët serb kanë theksuar se e njëjta gjë vlen edhe për shtetet tjera evropiane dhe botërore.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …