QKMF në Skenderaj përfiton shtretër modernë nga Austria

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj ka përfituar shtretër modern donacion nga Austria.  Donacioni ka ardhur nga organizata austriake “Lasarus Hilfswerk Lichtenstein e V” me iniciativë të infermierit të QKMF-së Blerim Fazliu. Ky donacion për këtë institucion publik shëndetësor është realizuar përmes përfaqësuesve të Ambasadës së Kosovës në Vjenë Valbona dhe Visar Rreci. Me rastin e pranimit të këtij donacioni drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Skenderaj Enver Gashi, në emër të Komunës së Skenderaj i ka falënderuar përfaqësuesit e organizatës austriake Johannes Ruding dhe Erdtner Hans-Jorg, për dhurimin e shtretërve për QKMF-në, si dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë ata që kanë mundësuar sjelljen e tij  në Skenderaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu ka mirëpritur në takim profesorët e muzikës të ansamblit kamertal “TrioMosso”

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve ditore ka mirëpritur …