Ministri, Anton Çuni

Çuni: Nuk lejojmë nëpërkëmbjen e luftëtarëve nga fletë arrestet e lëshuara nga Serbia

Duke folur për rezolutën e miratuar në Kuvendin e Kosovës për Ramush Haradinajn, deputeti nga radhët e LDK-së, Anton Çuni, ka përkujtuar se disa herë është diskutuar në Kuvendin e Kosovës rreth rastit të Ramush Haradinaj dhe  i vjen mirë që kësaj here është arritur një unitet mes deputetëve që të harmonizojnë qëndrimet rreth një rezolute. Pres që Qeveria ta zbatojë rezolutën që e nxori Kuvendi i Kosovës, e që në pikën e dytë të saj thuhet se duhet të ndërpritet dialogu me Serbinë deri në lirimin e plotë të Haradinajt. Ndërsa duke komentuar kundërshtimin e Bashkimit Evropian për këtë rezolutë deputeti, Anton Çuni ka theksuar se reagimi i BE-së është i kuptueshëm sepse ata kanë investuar shumë në këtë proces. Por edhe ata duhet të na kuptojnë neve se nuk lejojmë që luftëtarët, komandantët e shquar, liderët e shquar të nëpërkëmbët nga fletë arrestet e lëshuara nga Serbia.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …