Trusti Pensional i njofton qytetarët se ende nuk ka vendim zyrtar për mundësinë e tërheqjes se 10% të kursimeve

Qytetarët duan që Kuvendi ta miratojë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Qytetarët duan që Kuvendi ta miratojë sa më parë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike me ç’rast do të mundësohej tërheqja deri në 10 për qind e kursimeve në Trustin Pensional. Në një anketim të realizuar nga KosovaPress shumica e qytetarëve shprehen pro tërheqjes së mjeteve nga Trusti. Ata kanë thënë se krijimi i mundësisë për të tërhequr para nga Trusti i Kursimeve Pensionale do të ndikonte sadopak në mirëqenien ekonomike të qytetarëve prandaj Kuvendi i Kosovës duhet që ta mundësohej tërheqja deri në 10 për qind e kursimeve. Qytetarët kanë përkujtuar se gjendja e krijuar nga pandemia është emergjente dhe në raste të tilla qytetarët kanë shumë nevojë për të holla të cilat do të ndihmonin sado pak në përmirësimin e gjendjes ekonomike.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …