Petrit Dibrani

Petrit Dibrani: Më i rëndësishëm posti i kryetarit, apo futja e kriminelëve të armatosur serbë në territorin e Kosovës

Ngarendja pas postit të Presidentit, zyrtarët shtetëror po i huton, ndërsa kriminelët serb të armatosur, këtë gjendje në maksimum po e shfrytëzojnë….

Mandati i Presidentit të Republikës, deri në muajin prill 2021, mos ngarendni mos vraponi, ju zyrtarë të shtetit, keni mjaft kohë edhe për postin e Presidentit.

Kriminelët e armatosur serb, po vazhdojnë me avaziin e vjetër, futen në fshatrat e Republikës, frikësojnë qytetarët dhe qëllimi i tyre shekullor dihet, ata duan që banorët shqiptarët për rreth brezit kufitar, trojet e tyre ti lëshojnë dhe vendin tonë ta uzurpojnë dhe ta coptojnë.

Me këta zyrtarë shtetëror, që vetëm pas posteve vrapojnë, kriminelët serb janë të lirë, banorët shqiptar, ti frikësojn dhe nga trojet e tyre ti dëbojn!…

Me ju zyrtarë, të subjekteve politike dhe të shtetit, që vraponi pas postit të Presidentit, qytetarët duhet, me votë t’ju ndëshkojnë dhe nga skena politike t’ju largojnë!…

Kontrolloni gjithashtu

Zymer Mehani

Zymer Mehani: Paradoksale

Lajmi që Shqipëria është kandidate për të organizuar kampionatin Europian të futbollit për 21-vjeçarët në …