Qytetarët e Hadës dhe Shipitullës sot do ta bllokojnë Komunën e Kastriotit

Qytetarët e Hadës dhe Shipitullës sot do ta bllokojnë Komunën e Kastriotit

Përfaqësuesit e lagjeve Berbatovci, Krasniqi, Mirena dhe Mjeku të fshatrave Hade dhe Shipitullë, sot do ta bllokojnë Komunën e Kastriotit. Përfaqësuesit e këtyre lagjeve kanë bërë të ditur, se duke filluar nga ora 07:00 deri në ora 12:00, do ta mbajnë të bllokuar Komunën, duke mos lejuar asnjë punonjës, apo qytetar të hyjë në Komunë, në këtë rast në zyre nuk do të lejohet të shkojë as kryetari i Komunës. Sipas tyre, arsyeja e bllokimit të Komunës është, që të pengohet zhvillimi i debatit më qytetarë dhe të shprehin protestën e tyre kundër punës që është duke zhvilluar KEK-u pranë shtëpive të tyre në nxjerrjen e thëngjillit. Banorët thonë se nga puna që po bëhet në këtë vend po u rrezikohet jeta. Sipas tyre KEK-u është duke punuar ende pa filluar shpronësimi, ashtu siç edhe është vendosur nga Qeveria, raporton KosovaPress.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …