Brickos

Qytetarët e kanë pritur, kryetarin, Thaçi, me brohoritje UÇK-UÇK dhe me këngë e valle me rastin e kthimit nga Haga

Qytetarët e kanë pritur, kryetarin, Thaçi, me brohoritje UÇK-UÇK dhe me këngë e valle me rastin e kthimit nga Haga

Pas katër ditë qëndrimi në Hagë, ku është marrë në pyetje nga Prokurorët e  Gjykatës Speciale, kryetari i vendit, Hashim Thaçi është kthyer në Kosovë. Një numër i madh i qytetarëve të vendit tonë kanë qëndruar në pikën kufitare me Shqipërinë në pikë kalimin në “Morinë”, për t’i uruar mirëseardhje  kryetarit Hashim Thaçi. Për disa minuta Thaçi është përshëndetur edhe fizikisht me qytetarët të cilët po e prisnin. Ai ka zbritur nga vetura për të përshëndetur masën, madje truprojat e Thaçit kanë hasur në vështirësi për të ndaluar turmën që t’i afroheshin kryetarit.  Qytetarët i kanë dhuruar kryetarit një flamur me simbole të UÇK-së. Kryetari Thaçi nesër në mbrëmje në orën 20:00 do t’iu drejtohet qytetarëve në lidhje me intervistimin pas katër ditësh në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …