Vetëvendosje ankohet në Supreme për votat e diasporës

Qytetarët e Kosovës do të ushtrojnë të drejtën e votës së tyre më 9 shkurt, në zgjedhjet e rregullta parlamentare

Qytetarët e Kosovës do të ushtrojnë të drejtën e votës  së tyre më 9 shkurt, në zgjedhjet e para të rregullta parlamentare pas shpalljes së pavarësisë. Me mbi 2 milionë e 75 mijë votues të regjistruar, pritjet mbeten të ndara, ndërsa shumë prej tyre shprehin skepticizëm ndaj premtimeve të partive politike. Në intervista të ndryshme, të medieve, qytetarët theksuan rëndësinë e pjesëmarrjes në votim, por njëkohësisht vunë në pah zhgënjimin nga mungesa e përmbushjes së premtimeve zgjedhore. Premtimet janë gjithmonë premtime të shkruara. Nëse realizohen 50 për qind, është sukses, tha një qytetar, duke shtuar se votimi është një detyrë që duhet përmbushur pavarësisht skepticizmit. Ndërkohë, disa qytetarë shprehën një mungesë të plotë besimi në ndryshimin që mund të sjellin zgjedhjet, por   ka  edhe qytetarë optimistë, të cilët e shohin procesin zgjedhor si një moment të rëndësishëm për demokracinë e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Pren Marashi: Për mohuesit e UÇK-së — mjaftë me injorancën dhe turpin e mbjellë

Pren Marashi, komandant i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 të UÇK-së ,në Zonën Operative …