Qyteti i Suharekës po përjeton ndryshime pozitive

Po vazhdojnë projekte të ndryshme brenda në qytetin e Suharekës. Kryetari i Komunës Bali Muharremaj është vazhdimisht në terren duke e parë ecurinë e punimeve. Ai tani ndodhet te garazhet e “Ballkanit”, të cilat do të rrënohen dhe do t’i japin hapësirë qytetit. Kryetari Muharremaj gjatë vizitës së punimeve ka thënë: “Do të rrënohen garazhet e banesave të “Ballkanit”, do të shkoj rruga e asfaltuar deri tek Rruga “Dëshmorët”, ku përmes rrethrrotullimit do të lidhet me rrugën alternative që shkon për Shirokë”

Kjo do të mundësoj shkarkimin e komunikacionit në qytet dhe do të jet me mundësi zhvillimi për atë zonë.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …