Brickos

Rada Traikovic

R.Trajkoviq: Të gjithë qytetarët e Kosovës dhe Albin Kurti po mbijetojnë, për shkak të ndarjes me “koalicionin e luftës’”

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, e cila në zgjedhjet e 6 tetorit ishte kandidate për deputete në listën e koalicionit serb “Sloboda”, ka paralajmëruar për rrezikun e sigurisë së Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, fitoren e të cilëve në zgjedhjet nacionale në Kosovë e sheh si një shkëputje nga strukturat kriminale dhe të luftës. Trajkoviq, duke folur për FoNet, përcjell Telegrafi, tha se shqetësimet e saj kanë të bëjnë me atë që “të gjithë qytetarët e Kosovës po mbijetojnë, ‘e kjo është ndarja me koalicionin e luftës’”. “Sado që kjo do të jetë diçka e pabesueshme për publikun serb, ky është shqetësimi i një gruaje serbe nga Kosova për ndryshimet në Kosovë”, tha Trajkoviq. Ajo mendon se siguria e Kurtit dhe Osmanit do të jetë e cenuar, për të mos thënë e kërcënuar. Trajkoviq ka parasysh “angazhimin e vendosur të Kurtit për të luftuar krimin, për betejë, të paktën përmes një fushate, me njerëzit në listën e gjykatës së Hagës për Kosovën, dhe në këtë aspekt shkëputjen me krimin që e lidh rajonin”.

 

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …