Airport Adem Jashari
kek
MIT
Fillimi / Lajmet / Kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti bisedoi me përfaqësuesin e koalicionit serb, ”Liria ”, z. Nenad Rashiq
Kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti bisedoi me përfaqësuesin e koalicionit serb, ”Liria ”, z. Nenad Rashiq

Kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti bisedoi me përfaqësuesin e koalicionit serb, ”Liria ”, z. Nenad Rashiq

Pas takimi mbi një orë, kryetari i Vetëvendosjes, Albin  Kurti shprehu vullnetin që Rashiq të jetë pjesë e qeverisë së tij, por theksoi se kanë bashkëbiseduar më shumë për procesin zgjedhor, që sipas tij, ka shkuar me parregullsi dhe shkelje të shumta në vendbanimet me shumicë serbe. Kurti para mediave theksoi, se takimet me LDK-në për harmonizim të programeve do të vazhdojnë javën e ardhshme. “Zotëri Rashiq nuk e ka asnjë aferë, apo skandal të vetëm si ministër. Më duhet të them që njëri ndër ministrat më të mirë të Kosovës pas shpalljes së pavarësisë është pikërisht Rashiq. Bisedova me të për procesin zgjedhor se si ka shkuar në vendbanimet me shumicë serbe. Ky është shumë i zhgënjyer me parregullsitë dhe shkeljet e shumta. Edhe nga vëzhguesit ndërkombëtar, edhe nga Rashiq çfarë kam dëgjuar mund të them që më shumë ka demokraci në Kinë se sa në vendbanimet me shumicë serbe në Kosovë”, tha ai. Lideri i Vetëvendosjes, u shpreh i hapur se pas përmbylljes së bisedimeve me LDK-në për koalicionin e ardhshëm, të ulet dhe diskutojë më konkretisht me Rashiqin për përfshirjen e tij në këtë koalicion.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadorët e Quintit: Ne nuk mbështesin asnjë subjekt të veçantë politik në negociatat e tyre

Shtetet e Quintit kanë bërë të ditur se nuk mbështesin asnjë subjekt apo kandidat në negociatat politike

Shtetet e Quintit, në një deklaratë të përbashkët, kanë bërë të ditur se nuk mbështesin ...