Kanë përfunduar bisedimet e dyta mes delegacionit të Ukrainës e Rusisë të mbajtur në afërsi të kufirit: Ukrainë-Bellorusi

Radha tjetër e bisedimeve, midis Ukrainës dhe Rusisë do të zhvillohet, sot, nesër e pasnesër, në Turqi

Radha tjetër e bisedimeve ballë për ballë midis Ukrainës dhe Rusisë do të zhvillohet në Turqi. Nga sot deri të mërkurën do të zhvillohen raundet e reja të bisedimeve, njoftoi negociatori ukrainas, David Arakamia. Ukraina i përshkroi bisedimet e mëparshme me Rusinë si “shumë të vështira”.  Kujtojmë se presidenti turk kishte deklaruar se palët ishin marrë vesh për katër pika nga gjashtë që janë diskutuar deri më tani mes ukrainasve dhe rusëve. Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka ftuar disa herë kryetarin, ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili është i gatshëm për bisedime të drejtpërdrejta me ke kryetarin rus, Vladimir Putin që deri më tani refuzon të takohet me kryetarin  e Ukrainës.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj nga Peja: Kosova ka nevojë për Ardian Gjinin, votojeni numrin 128

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga qytetarët e Pejës që në zgjedhjet e …