Brickos

Radio-Kosova e Lirë, Redaksia “Dëshmorët e UÇK-së” dhe TV-Dielli urojnë bashkëkombësit për 28 Nëntorin

Radio-Kosova e Lirë, Redaksia “Dëshmorët e UÇK-së” dhe TV-Dielli urojnë bashkëkombësit për 28 Nëntorin

Me rastin e festave të 28 Nëntorit, stafi i Radios-Kosova e Lirë, i Redaksisë, Dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Televizionit Dielli, përgëzojnë me respekt e krenari të ligjshme kombëtare të gjithë shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, në Kosovën Lindore, në Maqedoni, në Mal të Zi në Çamëri dhe kudo në mërgatë, veçmas shqiptarët në Kalabri, Pulje e Sicili, të cilët për 500 vjet nuk e harruan gjuhën, traditat dhe nuk hoqën dorë nga identiteti kombëtar i tyre. Përgëzojmë edhe arvanitasit, shqiptarët e Turqisë, të Sirisë, të Egjiptit, të Ukrainës dhe të gjithë ata që ndihen shqiptarë dhe kanë respekt për kombin, gjuhën, traditat  dhe qenien  shqiptare. 28 Nëntori, festa jonë  e katërfishtë kombëtare  na kujton se pavarësisht se e kaluara nga ndau e na degdisi, ne jemi e do të jemi gjithnjë më të fortë e më të bashkuar.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …