Radoniqi: Procesi zgjedhor po zhvillohet në rregull, ashtu sikur është paraparë

Pas vizitës që ju ka bërë disa qendrave të votimit dhe informative që ka marr nga to, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka konstatuar se procesi zgjedhor po zhvillohet në rregull, ashtu sikur është paraparë. “Sot si përfaqësues i KQZ-së se bashku me anëtarët tjerë erdhëm me pa qendrat e votimit. Procesi është duke shkuar në rregull, nuk ka ndonjë problem, ftoj qytetarët e katër komunave të dalin në zgjedhje dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për votë. Ne si KQZ kemi ndërmarrë të gjitha masat që procesi të shkojë në rregull.  Siguria është në nivel”, theksoi mes tjerash para medieve, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi . Ai shtoi më tutje se ende s’dihet numri i votuesve që kanë dalë në zgjedhje, teksa shtoi se në këtë qendër në Lagjen e Boshnjakëve kanë votuar 60 persona.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje në seancën e Kuvendit: Deputetja Salihu akuzon për shkelje të Kushtetutës, Dehari ia ndal mikrofonin

Seanca e Kuvendit është shoqëruar sot me tensione, pasi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, …