Ragip Begaj: Malisheva po menaxhon mirë situatën e krijuar me COVID-19 dhe po shkon drejt stabilizimit

Ragip Begaj: Malisheva po menaxhon mirë situatën e krijuar me COVID-19 dhe po shkon drejt stabilizimit

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka deklaruar se prej 70 persona të infektuar në këtë komunë, 31 janë të shëruar, kurse të tjerët janë në gjendje stabile, derisa theksoi se komuna që ai udhëheq po menaxhon mirë situatën e krijuar me COVID-19 dhe po shkon drejt stabilizimit. Sa i përket akuzave që ka marrë kjo komunë për mos respektim të karantinës, i pari i Malishevës thotë se qytetarët kanë lëvizur atëherë kur nuk kanë qenë në dijeni se janë të infektuar, kurse pasi e kanë kuptuar kanë filluar të zbatojnë karantinën. Një numër i qytetarëve të cilët kanë qenë raste sociale, e që në Malishevë janë rreth 720 raste, pas përhapjes së COVID-19, janë dëmtuar edhe më shumë ekonomikisht, e me këtë rast Begaj thotë se po i ndihmohen vazhdimisht me pako ushqimore dhe higjienike, në mënyrë që këta të fundit të qëndrojnë në shtëpi. /kp/

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …