Ragip Shala: Kur pleqtë e LPK gatuajnë “pite me baltë”

Është e njohur lojëra fëmijësh  ,, Pite me lloq ‘’ : ujë , ,,miell’’ dheu  e rreze dielli , është luajtur dikur nga fëmijët  imagjinar. Këtë lojë ma kujtuan disa veprimtarë të LPK-së  javën që lam pas , në një takim në periferi të Zyrihut. Takimi ishte thirrur nga ,, grupi  iniciatorësh’’ për ti bërë lutje komisionit qeveritar për çështjen e statusit ?! . Ndonëse atyre u ishte njohur statusi  Veteran i Fondit V. TH. ?!  Ata nën moton : ,, një për të gjithë , dhe të gjithë  për një ‘’ ishin mobilizuar në shenjë ,, solidariteti ‘’ për të rrefuzuarit , dhe ,, harruarit ‘’ e veprimtarëve në mërgatën shqiptare. Ndonëse ata ishin veprimtarë të LPK-së  ,, pleqnimi ‘’ i tyre bëri ,, shkelje procedurale’’ , sepse ata nuk ,, pleqnuan ‘’ drejtë , duke u bazuar në program dhe statut të LPK-së , por në rregullorën e Fondit V.TH . ?! Pavarësisht veprimtarisë së LPK-së në katër dimensione : Politik , Ushtarak , Logjistik dhe Finansiar , pavarësishte se LPK-ja ishte themeluese e UÇK-së , ,, grupi inisiatorë’’ e zbriti  ,, pleqnimin ‘’ në vetëm dimensionin finansiar ?! Çka ishte LPK-ja ? Fondacion apo Organizatë Politiko-Ushtarake ?   

 

Këmbëngulja e ,, inisiatorve ‘’ vetëm në këndin finansiar , përbën edhe nje përpjekje , për ta paraqitur  LPK-në , vetëm si servis finansiar , ndërsa veprimtarët e saj vetëm si Tagrambledhës . Kjo ,, Doktrinë ‘’ politike është rezulltat i ,, vizionarve’’ nga krerët politik të LPK-së çë me mediokritetin , dhe klishet e tyre politike u hapën shtigje rehabilitimit të mbetjeve mortore të LKJ-së në Republikën e Kosovës . Pikërisht ,, ekspert ‘’ lixhor nga struktura të LKJ-së  bënë ligjin  për veteranët  e UÇK-së , një  lixh  që i mohon LPK-së veprimtarinë  themeluese dhe zhvilluese të UÇK-së . Përse mos ta mohonin mbetjet mortore të LKJ-së, veprimtarinë Liribërëse të LPK-së kur ajo mohohët dhe përbuzet nga vetëvetja ?! Përsonalisht i kam thirrë disa ish krer të LPK-së, gjatë  kohës së miratimit të Ligjit për Vlerat e Luftës , dhe u kam kërkuar kordinim për kërkesen çë në Lixh të përfshihej edhe neni për Statusin e Themeluesit të UÇK-së , por ,, Fol me Zenën fol me Stenën ‘’ ?! Mbase u mungonte guximi politik , apo nën presionin e simptomave të Delirit të madhështisë preferonin të rrinin duarkryq , përballë mbetjeve  mortore të LKJ-së ?!.

 

Kurr nuk ka ndodh , as edhe një her në historinë e shtetit dhe luftës që Ministria e Finansave të formoj ushtri , apo të komandoi me luftën . Edhe në luftërat ku kan munguar struktura shtetërore , ushtria është formuar dhe komanduar nga  subjekte  politike dhe  ushtarake .            Në historinë tonë luftarake kemi shembullin e Komitetit Mbrojtja Kombëtare me seli në Shkodër , që komandoi me luftën Guerile ( Kaçake ) për disa vite në Kosovë .                        Prej nga tani ky novacion politik ? Si të definohët tani ky ,, koncept ‘’ politik ?! A ka kuptim logjik , lixhi për vlerat e luftës çë përcakton status për Fondin V.TH . d.m.th. për ,, Ministri të Finansave ‘’ , kurse për Organizatën  Politiko-ushtarake , themeluese e UÇK-së kurgjë ?!          Natyrisht që Eunukëve të LKJ –së si : Pioner të Titos , pastaj  SKOJIST , Rankoviqist e Titistë të rreshtuar në  Lëvizjen ,, pacifiste ‘’ , dhe në Lëvizjën ,, Jo Violente’’ u shkon ,, për fëtyre ‘’ Lixhi për Vlerat e Luftës . Por Lëvizjes Klandistine , konkretishtë LPK-së ,, A i rrin mirë ‘‘ ky Lixh ?! Sfida e LPK-së përballë  LKJ-së  për Kosovën Republikë  në RSFJ , dhe Pastaj sfida përballë  LDK –së dhe satelitëve të saj  me veprimtarinë politike dhe ushtarake në Liribërjen e Kosovës , LPK –në e pozicionon si Fitues .Por pasi në Republikën e Kosovës qeverisin Lëvizjet ,, Pacifiste ‘‘ dhe ,, Jo Violente ‘‘ miratimi i Lixhit për Vlerat e Luftës ku përcakton Statusin edhe për Fondin V.TH  është pretendim hileqarë . Kjo është e natyrshme duke pas parasysh origjinën e tyre politike. Por si të kuptohën pleqt e LPK-së  çë  me  ,, pleqnimin ‘‘ e tyre  ,, rrëshqitën në pistën ‘‘ e ,, armiqëve‘‘ të  tyre  politik , duke kërkuar  vetëm  Status Veteran për ,, Tagrambledhësit‘‘ e LPK-së ?!

 

Përfundim                                                                                                

 

Është një mal  burimesh  juridike , poltitike , ushtarake çë përkojnë me realitetin historik   dhe shkencorë të  themelimit    UÇK-së  nga Lëvizja  Popullore e Kosovës .                        Zëdhënësi i parë i SH.P. të UÇK-së Jakup Krasniqi  gjat  një  paraqitjëje publike falendëroi LPK-në  për themelimin e UÇK-së .                                                                                                      Gjenerali Wesli Klark në një intervistë dhënë mediave ka pranuar se UÇK-ja , është Guerilja më e suksesëshme në Botë pas Luftës së dytë botërore . Dhe në këtë sukses padyshim është veprimtaria e gjithëanshme e LPK-së , konkretisht Betejat  Politike të  LPK-së  për  Luftën e drejtë të UÇK-së .                                                                                                                                   Prandaj  për  LPK-në  vetëm  Statusi : THEMELUES  I  UÇK –së .      

Kontrolloni gjithashtu

Azgan Haklaj

Azgan Haklaj: Beteja për Shkupin mes Uashingtonit dhe Kremlinit

Beteja për Shkupin mes Washingtonit dhe Kremlinit! Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë …