leoni

Ragip Shala: Zhbërja e Bashkimit Sovjetik dhe RSFJ-së goditi synymet e hegjemonizmit ruso-serb

Ngritja dhe rënia e murit nëpëmjet Berlinit , paraqet simbolin më emblematik të luftës së ftoftë. Antagonizmat gjeopolitike në mes SHBA-ve dhe BRSS –së ,   aleatëve të tyre ndikuan në ndarjen e Evropës , ngritjen dhe  rënien e murit të Berlinit. Protogonist në shembjen e murit krahas kombit gjerman , polak  etj është edhe kombi shqiptar . Veprimtaria patriotike  shqiptare në ish RSFJ , sidomos në Kosovë , pastaj  gjeopolitika e RPS të Shqipërisë  kontribuan në shembjen e murit.                                  

 

BIPOLARITETI

 

Lufta e dytë botërore  , përfundoi me fitoren e kualicionit të gjërë antifashist.  Në kualicionin antifashist krahas SHBA-ve , Britanisë, BRSS-së, u rreshtua dhe Shqipëria me LNÇ-në e saj .Është shteti i parë evropian që u çlirua me forcat vetjake, pastaj divizionet shqiptare çliruan tërë Kosovën dhe marshuan deri në thellësi të Jugosllavisë. Evropa qendrore dhe lindore u çlirua nga  armata sovjetike , ndërsa  zbarkimi  anglo-amerikan në Normandi solli fundin e luftës së Dytë   Botërore. Ambiciet për shtrirjen e sferave të ndikimit nga fuqitë e mëdha , hapën shtegun e bipolaritetit në kontinentin evropian . Ideja për ndarjen e Evropës ka zanafillën nga testamenti i Pjetrit të Parë Rus më 1725 .Testamenti përbëhej nga synymet e hegjemonizmit Rus  për sundimin e kombeve  evropiane . Konferenca e Jaltës dhe Potsdamit më 1945 , Evropën e  ndau në dy civilizime . Në civilizimin kapitalist dhe socialist , gjegjësisht në  atë  perëndimore dhe lindore .Pesha më e rëndë e ndarjes  do të bjerë mbi kombin gjerman dhe shqiptar .Gjermania u nda në dy shtete , kurse Shqipëria nuk u ribashkua , përkundër konferencës së Bujanit ,Kosova u aneksua dhunshëm nga Jugosllavia .Shtetet e Evropës lindore dhe qendrore pasi u çliruan nga armata sovjetike u ndan ne 80% me 20%  në dobi të sferava  sovjetike .Jugosllavia 50% me 50% ,  kurse  Greqia  90% me 10%  në dobi të sferave anglo-amerikane .    Shqipëria nuk është çliruar nga aleatët , prandaj në konferencën e Jaltës nuk ishte objekt ndarje . Bipolariteti përpos që ndau kontinentin , shkaktoi zhvendosjen e 12 millionë banorëve . Gjermanët dhe  shqiptarët e pësuan më së shumti  nga pastrimi etnik.B.Sovjetik ka dëbuar disa miliona gjermanë  , kurse Jugosllavia ka dëbuar mëse 350.000 gjermanë nga Vojvodina dhe  300.000 shqiptarë nga Kosova për Anadoll. Greqia ka zbrazur tërësisht  Çamërinë nga shqiptarët.                                                                                                                Bipolariteti ka arritur kulmin me formimin e paktëve ushtarako-politike të  NATOS , VARSHAVËS , CENTO , ANZUS etj .Nga ballafaqimi i këtyre paktëve , në kontinentin evropian për  45 vjet  perdja e hekurit ndau Evropën .

 

 

 

     LUFTA E FTOFTË

 

Pozicionimi  i dy blloqeve ushtarako-politike , antagonizmi me konfrontime  dhe ballafaqime politike , ekonomike dhe ushtarake përbën Luftën e Ftoftë . Lufta e Ftoftë përbëhej nga këto etapa : Kriza e parë 1948- 1953 , Detanti 1953 – 1962 , Lufta e Freskët 1963 – 1975 , Lufta e Ftoftë 1975 – 1985 , dhe  fundi i  luftës 1986 – 1991.  Protagonistë të Luftës së Ftoftë ishin superfuqitë botërore   SHBA , BRSS dhe aleatët e tyre . Ekspansioni  sovjetik , dhe kundërvënia amerikane  ka shkaktuar konflikte gjeopolitike që shumë her ka sjell botën në prag të luftës bërthamore.   Lufta e Ftoftë përbëhej nga shumë veprime politiko-ushtarake të dy superfuqive botërore .Veçohen ndarja e Gjermanisë dhe kryeqytetit Berlin , shtrirja e influencës së B.Sovjetik në shtetet postkoloniale në Afrikë dhe Azi , Lufta e Vietnamit , Kores , braktisja e paktit të Varshavës nga Shqipëria , vendosja e raketave balistike Sovjetike në Kubë , Lufta për zbarkim në Hënë , lufta për pushtimin e hapësirës kozmike , lufta e yjeve , invazioni Sovjetik ne Afganistan . Pastaj terrorizmi shtetëror i RSFJ  ndaj shqiptarëve dhe kroatëve , përhapja  e antisemitizmit në shtetet arabe nga diplomacia e Beogradit etj.

 

 

 

KONTRIBUTI SHQIPTAR NË SHEMBJEN E MURIT

 

Muri i Berlinit krahas murit Kinez ishte  ,, monument arti ‘’ i çmendurisë së hegjemonizmit  Rus  i projektuar që nga testamenti i Pjetrit Parë .Ngritja e murit ka sanksionuar padrejtësisht ndarjen e kombit  gjerman ,  dhe kombeve tjera . Berlini është ndarë  në katër sfera ndikimi në mes SHBA-ve , Britanisë , Francës , dhe B.Sovjetik . Muri është ngritur përgjatë sektorit  Sovjetik në gjatësi 155 km,  përbëhej nga 20  bunker , 250  kulla  vrojtimi , dhe 120 km qarqe elektrike Militarizimin e territorit Gjerman e kanë përbërë më se  400.000 trupa ushtarake të aleatëve perëndimor , dhe 550.000 trupa  sovjetike. Nën pretekstin e ,,  çlirimtarit ‘’ trupat sovjetike kanë qenë të instaluara edhe në shtetet baltike , Evropën Qendrore , Lindore etj. Shtrëngimi i duarve  të Hrushqovit dhe Titos , rezultoi me raporte speciale të Moskës dhe Beogradit .                                        Në relacionet gjeopolitike dhe gjeostrategjike Beogradi ishte dhe ka mbetur aleat i përhershëm i Moskës .Politika ekspansioniste Sovjetike mbi shtetet evropiane, arabe , aziatike është mbështetur nga Jugosllavia nëpërmjet Lëvizjes së mosinkuadrimit. Doktrina Brezhnjev , për sovranitet të kufizuar synonte status-quon e kufijve evropian. BRSS-ja dhe RSFJ-ja zotëronin territore të aneksuara me forcën e tankëve , prandaj teoritizonin me ,, Koekzstencën Paqësore’’. Brezhnjevi dhe Tito ishin ideatorë dhe nismëtarë të konferencës    Helsinkit për mosndryshim të kufijve . Nënshkrimi  i Aktit  final të Helsinkut ishte një fitore strategjike për Moskën dhe Beogradin  ,kurse një goditje e madhe idesë për ribashkimin gjerman dhe shqiptar .R.F.Gjermanisë në fillim ishte kundër,por nën trysnin e aleateve të saj nënshkroi dokumentin e Helsinkit. Edrejta e popujve për vetëvendosje  , dhe çështja e Kosovës ka tipizuar  raportet shqiptaro-sovjetike , dhe shqiptaro-jugosllave .Synymet e R.P.S  Shqiperise për ribashkim kombëtar kanë diktuar gjeopolitikën dhe gjeostrategjinë shqiptare në arenën ndërkombëtare .Braktisja e paktit të Varshavës , mosnënshkrimi  i aktit final të Helsinkit , atakimi i Lëvizjes së Mosinkuadrimit përbenë politikën ndërkombëtare shqiptare .Pozita neutrale e RPS. Shqipërisë i kamundësuar jo vetëm të kundërshtonte , por dhe të denonconte në OKB aleancën e hegjemonizmit Sovjetiko-Jugosllav për Homo Sovjeticus . Krahas SHBA-ve dhe aleatëve të saj, Shqiperia ishte i vetmi shtet socialist që ka kundërshtuar hegjemonizmin e BRSS dhe RSFJ-së socialiste , ka demaskuar  ,, Koekzistencën Paqësore ‘’ të tyre . Kjo gjeopolitikë dhe gjeostrategji e zbatuar nga RPS.Shqiperisë përbën thelbin e kontributit në shembjen e murit të Berlinit.  Ndërsa kontributi i Kosovës veçohët me demonstrata kundër hegjemonizmit, dhe shovënizmit serb në RSFJ. Demonstratat më 1968 , 1981 , 1988 , 1989 për Kosovën Republikë,  Kosovën e rreshtoi në Liribërje të bashkimit evropian Liribërës  jan edhe 10 mijë  republikan , në krye me Adem Demaçin ,zotëruesin e çmimit Saharov .  LPK-ja me veprimtarinë e saj dhe  Solidarnosti  polak  janë  protagonist të pa mohueshëm të lirisë së kombeve evropiane .Procesi i zhbërjes së Jugosllavisë përfundoi më luftën çliritare të UÇK –së.  Në zhbërjen e B.Sovjetik ndikuan disa faktor të ndryshëm . Stagnimi ekonomik , degjenerimi , depresioni , alkoholizmi etj. Në v. 1980 B.Sovjetik numëronte rreth 45 millionë alkoolistë kronik , konsumi i vodkës arrinte në 38 L. për kokë  banori . Këto rrethana socialo-ekonomike shkaktuan goditjet e mbrendshme , kurse goditjet e jashtme janë revoltat në RD Gjermanisë , Poloni , Çekosllovaki , Hungari etj. Fundi i perandorisë Sovjetike   solli fundin e paktit të Varshavës dhe fundin e Lëvizjes së painkuadrimit. Zhbërja paralele e  Bashkimit Sovjetik dhe RSF. Jugoslavisë goditi synymet e hegjemonizmit  Ruso-Serb për ti dominuar kombet  tjera. Shembja e murit në Berlin , hapi portën e Lirisë dhe demokracisë për tërë kombet evropiane në përgjithësi , dhe kombin shqiptar në veqanti. Protagonist të bashkimit evropian janë edhe shqiptarët.

Kontrolloni gjithashtu

Emmanuel Macron, thotë se rebelimi i drejtuar nga Yevgeny Prigozhin tregon për brishtësinë e ushtrisë ruse

Emmanuel Macron, njoftoi se do të emërojë një kryeministër të ri, pas dorëheqjes së Mishel Barnije

Presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi se do të emërojë një kryeministër të ri pas dorëheqjes …