Ragmi Mustafa

Ragmi Mustafa: Edhe pas 29 vjetësh statusi politik i shqiptarëve të Kosovës Lindore mbetet ende i pazgjidhur

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Kosovën Lindore, Ragmi Mustafa, ka kujtuar 29-vjetorin e Referendumit për Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën, kur ishte bërë deklarimi i shqiptarëve për dy opsione: për autonomi (politike e territoriale) në Serbi, dhe për bashkim me Kosovën. Mustafa ka thënë se 1 dhe 2 mars janë datat më të shënuara të historisë së vonshme në Kosovës Lindore dhe se referendumi ’92 është pikëtakimi i organizimit popullor dhe përcaktimit politik të ardhmes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Më tutje, Mustafa ka thënë se edhe pas 29 vjetësh statusi politik i shqiptarëve të Kosovës Lindore mbetet i pazgjidhur. sipas tij Kosova duhet të marrë përgjegjësinë dhe duhet ta shtroj për zgjidhje çështjen e tyre duke respektuar aspiratën plebishitare të referendumit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …