Haaretz: Nën presion nga Turqia, Kosova mund ta kthejë mbrapsht vendimin për të hapur ambasadën, në Jerusalem

Haaretz: Nën presion nga Turqia, Kosova mund ta kthejë mbrapsht vendimin për të hapur ambasadën, në Jerusalem

Mediet në Izrael kanë  shkruar lidhur me rishqyrtimin e hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem nga ana e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti pas presionit nga kryetari i  Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. “Të hënën Albin Kurti u takua me ambasadorin e Turqisë në Prishtinë dhe vendimi për të hapur ambasadën e Kosovës në Jerusalem ka qenë njëra nga temat e diskutimit. Vendi ku do të vendoset ambasada do të rishqyrtohet pas rishikimit të dokumenteve të qeverisë në largim”, ka cituar media izraelite deklaratën e Kurtit pas takimit me ambasadorin turk. Më 1 shkurt, Kosova ka lidhur marrëdhënie diplomatike me Izraelin dhe ka vendosur ta hap ambasadën e saj në Jerusalem, duke u bërë shteti i parë evropian me shumicë myslimane që merr këtë vendim, duke ndjekur Amerikën  dhe Guatemalën, që kanë vendosur gjithashtu të hapin ambasadat e tyre, në Jerusalem. Erdogan ka paralajmëruar Kosovën se një lëvizje e tillë mund t’i dëmtojë marrëdhëniet me shtetin e tij në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …