Kreu i Listës Serbe, Rakiq: Ne presim që akterët politikë sa më parë të hyjnë në dialog për formimin e shumicës parlamentare

Kreu i Listës Serbe, Rakiq: Ne presim që akterët politikë sa më parë të hyjnë në dialog për formimin e shumicës parlamentare

Lista Serbe ka bërë sot të ditur se përfaqësuesit politikë serbë nuk kanë marrë asnjë vendim për çfarëdo koalicioni në Kosovë. Kreu i kësaj partie, Goran Rakiq, tha se Lista Serbe mbështet formimin e institucioneve në Kosovë në pajtim me vullnetin e shprehur të qytetarëve në zgjedhje. “Ne presim që akterët politikë sa më parë të hyjnë në dialog për formimin e shumicës parlamentare, në të cilën partia jonë është e gatshme që të marrë pjesë për të paraqitur pritjet dhe kërkesat e popullit serb”, ka thënë ai, transmetojnë mediat serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …