Ekipet përgjegjëse janë angazhuar intensivisht dhe po punojnë pa ndërprerje për të siguruar që rrugët të jenë të kalueshme!

Komuna e Prishtinës ka njoftuar të shtunën se të gjitha ekipet përgjegjëse janë angazhuar intensivisht për pastrimin e rrugëve, por reshjet e vazhdueshme po e vështirësojnë punën.

“Të gjitha ekipet përgjegjëse janë angazhuar intensivisht dhe po punojnë pa ndërprerje për të siguruar që rrugët të jenë të kalueshme! Megjithatë, reshjet e dendura të borës që po vazhdojnë pa ndërprerje po e vështirësojnë situatën në terren”, thuhet në njoftimin në faqen zyrtare të komunës.

Edhe Policia e Kosovës po ashtu ka apeluar pjesëmarrësit në trafik për kujdes.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori i kombit, Kadri Kuliqi nga Abria e Poshtme

U përkujtua me nderim dhe respekt të thellë dëshmori i kombit, Kadri Kuliqi nga Abria …