Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Ku është Opozita?

E djeshmja dhe e nesërmja e humbur me fajin e Opozitës- pra me fajin e saj. Po, vajtja dhe ardhja e saj poshtë e lartë odave të tymosura, shesheve të ngushta nën hijen e dudave!… qëndrim dhe qasje amorfe, fushatë e vakt anemike, mungesë e guximit për veprim konkret e të përbashkuar si Opozitë me qëndrime të bashkuar finale dhanë këtë epilog!

Ka 6 vite që krerët e Opozitës së bashku; PDK- LDK-AAK-NISMA etj, nuk janë parë së bashku në ndonjë aheng si: në një drekë a darkë të përbashkët, në një ndeje qejfi, tubim a përkujtim së bashku, në një objekt dhe në të njëjtën kohë! Jo, kjo nuk ka ndodhur për më se gjashtë vite, për të u takuar e për ta pyetur njëri-tjetrin se ku jemi- në fakt ku janë Opozita?… A kanë biseduar ata ndonjëherë për të analizuar se çka i pret ata para apo pas fushatës e zgjedhjeve e kështu me radhë. Se cili është qëndrimi i tyre i përbashkët, cili është plani apo strategjia e veprimit të tyre të përbashkët politik etj.

Jo, deri me sot nuk janë takuar, madje as pritet të takohen, prandaj nuk kanë pese të shqetësohen për rezultatin konkret që kanë marrë, kështu ata edhe mund të ia këputin gjumit, VV- e ka parë dhe studiuar shumë mirë gjendjen e dikurshme dhe të tanishme të Opozitës anemike, prandaj do të fitoj lehtësisht çdo herë dhe në çdo kohë!

Është, mbase hera e parë dhe e fundit që Opozita të mbyllen diku në një objekt për dy ditë radhazi, deri sa ta nxjerrin “tymin e bardhe”, dhe të dilnin një zërit me një vendim unanim e në mënyrë unike të vendosnin:

Ne, Opozita, Venduam:

President: Ramush Haradinaj
Kryeministër: Perparim Gruda
Kryekuvendar: Hikmete Bajrami
Zv. Kryeministra: Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku, Ardian Gjini.
Ministra të dikastereve të radhës: Avdullah Hoti, Enver Hoxhaj, Dorasa Kici- Xhelili, Janina Imeri, Kujtim Shala, Besian Mustafa, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Eliza Hoxha, Rrahman Rama, Ariana Musliu- Shoshi e dhjetëra figura tjerë- kuadro të pa kontestueshme që Opozita posedon në gjirin e vet.

Ky do të ishte qëndrimi i përbashkët i Opozitës si Koalicioni i qëndrueshëm politike, që do t’i ofrohej vendit si zgjidhje afatgjatë, ku do të formonin Institucione të qëndrueshme.
Por jo, Opozita nuk takohen mes vete për të biseduar që më se 6 vite, madje as për takim kurtuazie, apo takim kafeja, as për drekë pune etj, si duket Opozita as në ndonjë ceremoni varrimi, a përkujtimi nuk marrin pjesë bashkërisht dhe në të njëjtën kohë!
Prandaj Pozita, luan me topa sipas qejfit, dhe me këtë qëndrim të Opozitës, LVV, do të luaj gjatë!

14 qershor ‘26
Mehmet Bislimi

Kontrolloni gjithashtu

Ali Hertica

Mr. Ali Hertica: Llojet dhe ndryshimet e Kushtetutës

Sot mund të mbështetemi në materiale më të pasura, siç janë, ndër të tjera, materialet …