Rama: Janë trefishuar ndihmat ekonomike

Rama: Janë trefishuar ndihmat ekonomike

Kryeministri shqiptar Edi Rama, gjatë nënshkrimit të Paktit Kombëtar për Mirëqenien Sociale, ka theksuar se ndihmat ekonomike janë trefishuar, pasi nga skema janë larguar të pasurit që i merrnin ato. “Për vite me radhë, paratë e ndihmës ekonomike u janë hequr të varfërve dhe u janë dhënë atyre që nuk ishin në nevojë, por për të cilët kishin nevojë partitë. I gjithë fondi u shpërndahej kryetarëve të komunave për qëllime elektorale dhe mbanin lidhur një zinxhir skllevërish të varfërisë, të cilët kushtëzoheshin për marrjen e ndihmës me fotografimin e votës”, ka thënë  Rama. Kryeministri shtoi se ndihma ekonomike “nuk është e mjaftueshme, por është tri herë më e lartë se ajo që ishte, pasi që u hoqën ata që e merrnin deri dje dhe jetonin nëpër vila”.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …